E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja sa do përfitojnë Kryeministri, kryetarja e Kuvendit

09/11/2011  Shpërndarja e buxhetit për institucionet

Në projektbuxhetin për 2012-ën, qeveria shqiptare ka bërë dhe përllogaritjen e shpërndarjes së buxhetit për shpenzimet buxhetorëve të institucioneve kryesore në vend. Kështu nga kjo shpërndarje Kuvendi do të ketë në dispozicion për 2012-ën rreth 500 mijë lekë më shumë, ku nga 725.000 që ka aktualisht vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet prej 1.246.00 lekësh. Këshilli i Ministrave do ketë 20 mijë lekë më shumë se 2011-ën, ku nga 395.263 do të përfitojë 415 mijë lekë të reja në 2012-ën. METE nga 1.056.236 do të përfitojë rreth 2.3 milionë lekë nga projektbuxheti për 2012-ën. MPPT-ja nga rreth 3.9 milionë lekë që ka marrë në 2011-ën, buxheti i saj për vitin e ardhshëm do të jetë 42 milionë lekë të reja. Ndërsa Ministria e Arsimit do ketë një buxhet prej rreth 39 milionë lekësh nga 34 që ka pasur për 2011-ën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›