Erion Veliaj prezanton Lëvizjen “G99” në Shkodër
“Shqipëria ka nevojë për një politike krejtësisht të re përtej së majtës dhe të djathtës”. Kështu ka deklaruar nga Shkodra kreu i Lëvizjes “G99” Veliaj, gjatë prezantimit të kësaj lëvizje në qytetin e Shkodrës.
SHKODER- Lëvizja “G99”, ka organizuar dje pasdite një takim me banorë të qytetit të Shkodrës, me qëllim prezantimin publik të kësaj Lëvizjeje. Fillimisht, të pranishmit përmes një mini dokumentari, kanë rikthyer në memorien e tyre 18 vitet e tranzicionit të Shqipërisë. Kreu i kësaj lëvizjej “G 99”, Erjon Veliaj, ka theksuar në fjalën e tij se “politikanët tanë mburren ende me rrëzimin e komunizmit dhe jo me ato çfarë kanë bërë këto 18 vite”.
Sipas tij, deputetët shqiptarë janë të interesuar vetëm për rritjen e buxhetit të pagës dhe makinave të tyre e jo për qytetarët.
Veliaj më pas, ka bashkëbiseduar me të pranishmit rreth problematikave sociale që kanë përfshirë vendin si në arsim, shëndetësi etj.
(a.r/news24/balkanweb)