E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat financat Rritja deri ne 4

TIRAN- Qeveria ndan qendrime te ndryshme per sa i perket nivelit te rritjes se pagave per vitin 2011. Kryeministri Berisha premton rritje te pagave nga 10 deri ne 15 per qind ndersa mendojne ndryshe ata qe kane portofolin Ministria e Financave.


Specialiste te saj shprehen se rritja e pagave pergjate vitit te ardhshem nuk do te jete ne nivelet e deklaruara deri me tani duke paralajmeruar ndjekjen e nje politike me te kujdesshme ne kete drejtim.


Drejtoresha e buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi shpjegoi dje para Komisionit Parlamentar te Ekonomise arsyet e ndjekjes se politikave me te moderuara per rritjen e pagave duke theksuar se pergjate pese viteve te shkuara qeveria i ka rritur mjaftueshem ato. Sipas saj parashikohet nje rritje ne nivelet e inflacionit duke marre parasysh ecurine e cmimeve te produkteve te konsumit.


E nese do te jete keshtu me shume se me nje rritje reale te pagave kemi te bejme me indeksim te tyre ne nivelin e inflacionit.


Kemi arritur objektivin me rritjen e pagave dhe nuk presim vendime per shtesa te medha. Sektoret e shendetesise dhe arsimit jane trajtuar me rritje te larte pagash gjate viteve te fundit keshtu qe per vitin 2011 do te jemi me te kujdesshem.


Plani eshte per nje rritje sa niveli i inflacionit qe tregon luhatjen e cmimeve dhe dicka me teper qe ne teresi shkon ne 4 per qind - deklaroi dje Dhembi. Shqiperia ka mesatarisht nje nivel inflacioni qe luhatet ne kufirin prej 3 per qind cka me shume gjasa duket se do te jete edhe masa rritjes se pagave qe do te aplikohet pergjate vitit te ardhshem.


Vendimi per pritet te merret ne mes te vitit te kaluar ashtu sic eshte bere tradite tashme nga qeveria.


Perkunder arsyetimeve teknike te specialisteve te Ministrise se Financave pak ore me vone Kryeministri Berisha e cilesoi rritjen e pagave dhe pensioneve te parashikuara per vitin 2011 si me te madhen te kryer ndonjehere nga qeveria. Ky eshte i vetmi buxhet te nderuar zoterinj ministra qe miratohet kete fundviti me nje rritje te tille rrogash e pensionesh.


Ne qofte se buxhete te tjera edhe te vendeve me te zhvilluara shkojne me ngrirje ose ulje te rrogave dhe pensioneve buxheti ne Shqiperi shkon me rritjen me te madhe te tyre ne historine e vendit - do te deklaronte ai dje ne mbledhje qeverie.
Ndryshe pagat rritja e pensioneve duket se do te jete ne nivelet e parashikuara nga 5 deri ne 10 per qind.


Rritjen me te larte do ta perfitojne pensionet e fshatit ndersa me pak pensionet e larta. Por ndryshe nga vitet e meparshme financat do te tregohen te kujdesshme ne kryerjen e shpenzimeve per mbajtjen nen kontroll te deficitit buxhetor.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›