E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK Absurde pretendimet e KESH CEZ e OST per rritje te cmimit te energjise

Tirane 18 nentor NOA - Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ZMK reagoi sot pas kerkeses zyrtare te KESH OST dhe CEZ per rritje te cmimit te energjise elektrike per konsumatoret familjare me 12 ne seancen degjimore te organizuar per kete qellim nga Enti Rregullator i Energjise.

Sipas ZMK pretendimet e KESH-it per rritje te cmimit ishin absurde pasi vete KESH pranoi pas pyetjeve te ZMK qe situata hidroenergjetike eshte e shkelqyer dhe se kjo kompani eshte ne kapacitet maksimal si edhe ne gjendje te shkelqyer financiare pasi eshte rritur shume eficenca e prodhimit te energjise elektrike.

ZMK ka vleresuar nderkaq absurd edhe pretendimin e OST per rritje cmimi ku u pranua qarte qe situata ishte shume e mire dhe sipas Altin Goxhajt CEZ duhet te argumentoje se kush jane arsyet e pretendimeve per eficence ne cilesine e shperndarjes se energjise elektrike kur dihet se situata kohet e fundit eshte perkeqesuar shume.

Pretendimi i CEZ se tashme faturat u shkojne konsumatoreve shqiptare me zarf eshte i pamjaftueshem pasi sipas ligjit duhet tu shkojne ne shtepi me zarf te mbyllur dhe jo tu lihet nga personat e CEZ ne katin e pare te pallatit dhe kushdo mund te kontrolloje faturen dhe te dhenat personale te komshiut citon me tej reagimi i ZMK-se.

Ndersa ne lidhje me pretendimin e CEZ ZMK pohon se tashme konsumatoret mund te kontrollojne matesit elektrike kjo eshte e pavertete plotesisht pasi shumica derrmuese e konsumatoreve nuk kane asnje shans qe te kontrollojne sahatet e tyre.

Duke permendur edhe pretendimet e tjera te CEZ se jane ulur humbjet dhe eshte rritur arketimi nga pagesat e konsumatoreve apo se jane eliminuar abuzimet dhe mashtrimet ZMK i ka cilesuar si te pavend dhe te pamjaftueshme ne aspektin logjik dhe juridik per te pretenduar nje rritje te cmimit te energjise elektrike.

Avokati Altin Goxhaj u kujtoi gjithashtu perfaqesuesve te ERE qe cdo rritje e cmimit do te konsiderohej nje shperdorim detyre per drejtuesit e ERE dhe per kete arsye ZMK do te beje kallezim penal ne prokurori.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›