Rama-Topalli leterkembimi per Piramiden

Kryebashkiaku dhe kryeparlamentarja replikojne ne lidhje me mbledhjen e djeshme dhe shtyrjen e tryezes nga ana e mazhorances
TIRAN - Takimi i dyte per ceshtjen e QNK-se dhe parlamentit te ri ka sjelle nje perplasje mes kryeparlamentares Topalli dhe kryetarit te bashkise se kryeqytetit Rama. Gjate dites se djeshme ata kane shkembyer disa letra zyrtare ne lidhje me kete ceshtje.
Kryeparlamentarja Topalli i ka derguar fillimisht nje leter Rames ku e njofton se orari i mbledhjes eshte ndryshuar nga pasditja ne paradite dhe e fton qe te marre pjese ne takim.
Mbledhja ishte parashikuar qe te zhvillohej ne oren 1800 por Topalli e ka zhvendosur ne oren 1300. Njoftimi eshte bere vetem dy ore para mbledhjes dhe kryebashkiaku Rama nuk ka marre pjese ne te. Ne lidhje me mungesen e tij Rama i eshte pergjigjur Topallit duke e quajtur mbledhjen si qesharake.
Kryebashkiaku sqaroi se mazhoranca nuk ka treguar seriozitet per organizimin e tryezes se radhes per shqyrtimin e projektit te Parlamentit te ri duke ndryshuar brenda dites orarin e mbledhjes per shkak te mitingut ne Qytetin Studenti.
Ju dhe kryeministri juaj bashke me ata ministra qe pune te vetme kane te shajne opoziten jeni kaq joserioze e madje qesharake ne punen tuaj sa nje mbledhje te lajmeruar vetem dy dite me pare per sot ne oren 1800 na lajmeroni sot ne oren 1100 se do te afrohet ne oren 1300. Me siguri per ndonje koncert per pushtetin - theksoi Rama.
Lidhur me shqyrtimin e dosjeve te studiove qe do te marrin pjese ne konkursin per projektin e parlamentit kreu i bashkise shkruan se Komisioni nuk ka kurrfare pune e kompetence profesionale per te shqyrtuar listen e studiove dhe percaktuar cfaredo qofte lidhur me shprehjet e interesit te tyre.
Do tJu ftoja e nderuar zonje te reflektoni mbi demin e madh qe i keni bere dhe vazhdoni ti shkaktoni institucionit te parlamentit me kurajen dhe arrogancen e te paditurit dhe duke e ditur qe kjo ftese do te bjere ne vesh te shurdher.
Ju siguroj zonja Topalli ne vullnetin e palekundur te opozites per te cuar perpara perpjekjen per largimin tuaj nga nje pushtet i vjedhur me te cilin po mbani peng demokracine drejtesine dhe ekonomine e njerezve te zakonshem te ketij vendi - thuhet ne letren e kryebashkiakut Rama
Nderkohe pergjigjja e Topallit ka ardhur permes sekretarit te pergjithshem te Kuvendit Marlind Myftiu.
Fillimisht Kuvendi sqaron se Rama eshte keqkuptuar ne lidhje me mbledhjen dhe me pas shpjegon se ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Shteteror u be prezantimi i 25 studiove me te njohura nderkombetare te cilat kane shprehur interes per te marre pjese ne kete konkurs.
Me pas Topalli reagon edhe per letren e Rames. Mesa duket Ju z. Rama me permbajtjen folklorike te letres suaj keni ngaterruar kete te fundit me procedurat dhe debatin publik per ndertimin e Kompleksit te Ri Parlamentar.
Fatkeqesisht ne qendrimin Tuaj edhe sot konstatoj me cudi se nuk paskeni kuptuar se per cfare Ju si anetar i Komisionit Shteteror keni qene dakord. Pavaresisht nga nervozizmi dhe keqkuptimet tuaja te thella ne Ju konsiderojme jo si nje i ashtuquajtur por ende si nje anetar te ketij komisioni.
Ne letren e saj kryetarja e Kuvendit garanton kryetarin e bashkise Rama se godina e re e parlamentit do te jete gati brenda vitit 2012.
Burime prane stafit te kreut te bashkise se Tiranes bejne te ditur se ne ditet ne vazhdim do te kete edhe nje reagim per pergjigjen e kryeparlamentares Topalli e cila konsiderohet prej tyre si nje veprim i turpshem dhe simbol i menyres se si kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka politizuar dhe perdorur administraten e Kuvendit njesoj sic thuhet ne raport-progresin e KE-se.
Tre ministra nuk marrin pjese ne diskutimet ne parim ne komisione. Opozita kerkon shtyrjen e seancave
Projektbuxheti ministrat bojkotojne Kuvendin
TIRAN - Ministrat e qeverise Berisha nuk marrin pjese ne diskutimet e projektbuxhetit neper Komisione. Edhe pse ne rendin e dites se komisioneve parlamentare ishte parashikuar pjesemarrja e ministrave i vetmi qe ka respektuar ftesen e deputeteve ka qene ministri Sokol Olldashi i cili debatoi ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese.
Ministri i Jashtem Haxhinasto Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ai i Drejtesise Bujar Nishani nuk moren pjese. Nje gje e tille u kerkua me kembengulje nga deputetet e opozites te cilet kerkuan shtyrjen e seancave deri ne pjesemarrjen e ministrit pergjegjes per komisionet.
Ne baze te rregullores se Kuvendit ne perputhje me kalendarin e punimeve komisionet e perhershme sipas fushave qe mbulojne organizojne punen per shqyrtimin e projektligjit te Buxhetit te Shtetit dhe te projektligjeve financiare qe kane lidhje te drejtperdrejte me te. Ne mbledhjet e komisioneve marrin pjese ministrat relatori kryesor dhe sipas rastit relatoret e vecante te cilet bejne paraqitjen dhe japin shpjegimet perkatese.
Nderkohe ne Komisionin e Integrimit deputeti Ditmir Bushati kerkoi prej zevendesministres se Integrimit sqarime per koston e punonjesve qe do te bejne oponencen e opinionit te KE-se. A ka nje kuote se sa eksperte do te jene ne grupin qe do te punoje per analizimin e opinionit te KE-se dhe sa do te jete kostoja e tyre - tha Bushati.
Zevendesministrja e Integrimit sqaroi se qeveria ka ngritur nje grup pune ne te cilin marrin pjese edhe tre eksperte te huaj qe po analizojne opinionin dhe do te punojne per pergatitjen e pikave me te cilat vendi yne nuk eshte dakord me KE-ne.
Kreu i qeverise Berisha ka deklaruar se qeveria do te shqyrtoje me kujdes kritikat e bera nga nderkombetaret dhe se ne ditet ne vazhdim do ti dergoje KE-se edhe rezervat e qeverise shqiptare lidhur me opinionin negativ.
Berisha premton se me parlamentin e ri do te kursehen 30 mln euro. Harron koston e prishjes se QNK-se
Qeveria mbledh Komisionin per Piramiden mungon opozita
TIRAN - Qeveria ka mbledhur dje ne Komisionin Shteteror per ndertimin e parlamentit te ri tek Piramida anetaret e saj por asnje perfaqesues te opozites.
Ne takim nuk mori pjese as kryebashkiaku Edi Rama dhe as kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci. Duke komentuar projektet e meparshme per godinen e parlamentit kreu i qeverise tha se projekti i ndertimit te Parlamentit te zona e Piramides ka si kriter nder me te rendesishmit kriterin ekonomik ku buxhetit te shqiptareve do ti kursehen deri ne 30 milione euro.
Ndertimi i Gjykates se re te Larte shkonte se paku minimumi 40 milione euro dhe duhet te blinim 1500 meter katror truall nga privati per te ndertuar aty midis Katedrales dhe hotel Dajtit megjithese kudo qe ta ndertoje dilte jashtezakonisht e kushtueshme.
Pra nja 40 milione euro ishte parlamenti jo ai variant se nuk behej fjale por kishte variante te tjera po teatri ne vetvete te gjitha keto se bashku del se bazuar ne kriterin ekonomik vendit i kurseheshin te pakten 30 milione euro dhe keto para jane shume te cmuara per Shqiperine dhe shqiptaret - tha Berisha. Por nga ana tjeter Berisha nuk permendi koston e prishjes se Piramides apo vleren e saj reale.
Shefi i mazhorances theksoi se ndertimi i Parlamentit ne kuadrin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptare si republike parlamentare perben nje domosdoshmeri te madhe. Nga 32 studio arkitekturore te ftuara per te marre pjese ne kete konkurs 25 prej tyre kane konfirmuar pjesemarrjen.