Pagat, ish-punonjesit e ARMO-s ne proteste
Plot 50 ish-punonjes te KPTHN-se Ballsh, kane protestuar per te disaten here, per afro nje ore para godines se Prefektures se Qarkut Fier. Arsyeja e kesaj proteste eshte mosmarrja e rrogave te premtuara nga vendimi i qeverise, pas privatizimit qe iu be kompanise ARMO. Per te shmangur ndonje incident te mundshem, Drejtoria e Policise ka derguar nje fugon policie me uniforma blu, per te qene ne gatishmeri per ndonje rast te padeshirueshem. Per rreth dy ore rresht, ata kane pritur qe te kryenin nje takim me prefektin e qarkut Shahin Bejdaj, i cili nuk ka qene ne zyre. Te pakten kete pergjigje u kane dhene protestuesve vartesit e prefektit. Duke u ndeshur me mungesen e korrekteses nga ana e prefektit te qarkut, ata kane shkuar te gjithe para portes kryesore te godines se prefektures, duke hedhur parulla te tilla si: "Duam parate tona". Havaja, Vladimiri, Nuriu e shume ish-punonjes te tjere kane pohuar per gazeten se: "Si ka mundesi qe pronari i ri i KPTHN-se ka leke te paguaje ardhjen e ekipit te Milanit ne Shqiperi, nderkohe qe ne, ish-punonjesit qe jemi sakrifikuar per kete kombinat nafte, s'na jepen leket qe i kemi fituar me djersen e ballit". Ata jane shprehur gjithashtu se jane ne kushte mjaft te keqija ekonomike dhe se kerkojne vetem ate qe u takon dhe asnje lemoshe. Protesta e tyre ka vazhduar per rreth nje ore, por ata kane paralajmeruar se, rast te moszgjidhjes se problemit te tyre, do te hyjne ne greve urie dhe do te bojkotojne procesin e votimeve.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj