E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet stinore, 36 mije kuota bosh

Rreth 36 mije kuota te emigranteve stinore, jane ende te parealizuara ne provincat italiane te cilat kane kerkuar punonjes nga vendet qe nuk jane anetare te Bashkimit Evropian. Sipas te dhenave, ka rezultuar se deri tani kane aplikuar rreth 44 mije persona, nderkohe qe vetem 4 mije prej tyre kane qene shqiptare.

Kuotat

Mbi 4 mije shtetas shqiptare kane aplikuar per punesim sezonal ne Itali. Sipas te dhenave zyrtare, vendet me te kerkuara per punesim jane ato te bujqesise, ndertimit, kameriere, bariste si dhe nentipa te tjere te punetorit stinor nuk plotesohen te tera. Mesohet se pavaresisht se aplikimi u zyrtarizua me 15 prill, dite kur hyri ne fuqi dhe dekreti i qeverise italiane, 80 mije vendet e punes ende s'jane plotesuar. Vetem tre jave nga kjo date, punedhenesit paraqiten dicka me shume se 44 mije kerkesa per punesim, qofte individualisht, qofte edhe permes shoqatave te tyre te punedhenesve. Ne "klasifikimin"e posacem, sipas shtetesive, kryeson nenkontinenti indian, me me shume se 10 mije kerkesa per punetore bangladeshas dhe indiane. Me pas vijon Maroku, thuajse 7 mije kerkesa, Shqiperia 4 mije dhe Moldavia 3 mije. Provincat qe kane regjistruar numrin me te madh te kerkesave jane Latina 6mije, Raguza 6mije dhe Krotone 2mije.

Marreveshja

Ky punesim ne Itali, apo edhe forma e kontaktit nuk mund te realizohej ne qofte se nuk do te kishte nje marreveshje mes Ministrise se Punes dhe shtetit italian. Edhe sikurse te ishin shtetas shqiptare me qendrim te rregullt ne Itali dhe kerkojne te punojne ne sektoret e punes stinore, ky punesim do te ishte perseri i pamundur. Sipas monitorimeve, edhe kete vit punedhenesit duhet te paraqesin kerkesa per punesim permes internetit, vete apo duke iu drejtuar shoqatave te kategorise. "Sidoqofte, kete mund ta bejne pas botimit te dekret-fluksit te posacem. Te mos harrojme se me shume se 50 per qind e fuqise punetore per bujqesine, vjen nga shtetet jo anetare te BE-se dhe sektore te tere, varen nga punetoret emigrante, qe nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri ne blegtori", pohohet nga burimet zyrtare italiane.

Hyrjet

Megjithate, miratimi i ketyre hyrjeve do te behet ne nje kohe te shkurter, duke marre parasysh ketu edhe kerkesat e bera nga vete sektori i bujqesise ne kete vend, per punesimet emergjente qe duhen bere per rimekembjen e ketij sektori. Regjistrimi behet nepermjet internetit. Punedhenesi duhet te lidhet me sitin e Ministrise se Brendshme: eee.interno.it , te hyje ne zonen/fushen e posacme per flukset stinore 2009 dhe te regjistrohet, duke futur emer, mbiemer, datelindjen, nje adrese te postes elektronike dhe nje fjalekalim hyrjeje. Keshtu, do te marre nje e-mail, me udhezimet per te konfirmuar regjistrimin dhe per te aktivizuar te drejten e tij te perdorimit. Me pas edhe pergjigjet do te vijne me ane te ketij e-maili per cdo procedure te metejshme. Punedhenesi ne kete faqe duhet te krijoje modulet per kerkesen e tij per punesim. Per cdo modul duhen futur te dhenat vetjake dhe te atij punetori stinor, te cilin ai deshiron ta therrase ne Itali. Plotesimi mirefillte i moduleve do te behet ne nje moment te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›