E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikedashja si "gripi i derrit"

Nga Isidor Koti

Sipas Balzakut, politika eshte shkenca e atyre qe nuk kane njohuri ne asnje shkence te vertete, ndersa politikanet e quajne kete profesion si nje rast per tu perfshire ne ajken e mendimit shoqeror. Ne konceptin shendetesor, gripi i derrit, njihet si semundje frymemarrjeje qe shkaktohet nga virusi i gripit te tipit A e qe normalisht rastiset tek derrat dhe kjo semundje mund te perhapet me shpejtesi. Te dyja, si politikedashja ashtu edhe gripi i derrit jane dy simptoma qe i ngjajne shume njera-tjetres, por gripi i derrit edhe mund te sherohet, ndersa politikedashja ne fryme te gjere kerkon nje kure te forte.

Eshte testuar nga pervoja se jo vetem ne nje periudhe te nxehte zgjedhjesh, por ne cdo kohe, dashuria dhe perkushtimi i shqiptareve ndaj politikes eshte i ekzagjeruar. Perqindja per t'u prekur nga kjo semundje ka demonstruar nje prirje te larte, ndoshta me te theksuaren ne kontinent. Eshte si nje virus dhe ndersa gripi i derrit ngjitet me ane te rrugeve te frymemarrjes, "gripi politik" perhapet permes sistemit te perfitimit mbi bazen e formules, mik-para dhe te fitojme ca gjera badihava. Dhe ende nuk eshte gjendur vaksina per ta reduktuar sadopak kete pasion. A nuk jane emisionet politike ne ekranet e televizioneve me shume te ndjekura sesa ato edukative dhe argetuese? A nuk bisedohet me shume per politiken ne shtepi dhe ne ambientet shoqerore? Jemi gati te bertasim ne kor: "O burra, te merremi te gjithe me hallet e vendit, se ato tonat i kemi zgjidhur". Shume personalitete publike nuk perfillen fare, edhe pse bejne apel per te mbushur vendin tone me kulture dhe me ide te ndryshme, per t'u larguar nga kjo politike qe nuk ka prodhuar aspak politike, por vetem grindje dhe telashe.

Ne merremi me pare me politike dhe mbushim kafenete dhe baret e ndryshme me muhabete te cilat nuk kane asnje vlere, ne vend qe te mendojme se si mund te ecim perpara. Jemi te gatshem qe te kalojme tere diten duke folur per njeri-tjetrin dhe mbi te gjitha, duke shpifur per njeri-tjetrin, sesa ta ndihmojme. Por i kthehemi edhe njehere gripit te derrit ne kete kontekst, duke e pare ate ne analogji me gripin politik te shqiptareve. Ashtu si tek virusi i gripit politik, edhe virusi i gripit te derrit peson vazhdimisht ndryshim. Si pasoje, infektimi i njekohshem i viruseve tek derrat rrit mundesine per krijimin e viruseve te reja. Edhe virusi politik sjell te tjera viruse si: korrupsioni, mungesa e drejtesise, pabarazia ne vendimmarrje etj. Gripi i derrit mund te kaloje nga derri tek njeriu dhe nga njeriu tek njeriu, por eshte e sigurt qe gripi politik i njeriut nuk kalon fare te derri.

Shpesh ankohemi qe politika u pergjigjet gjithmone e me pak problemeve te qytetareve. Por shpesh harrojme qe veshtiresite e politikes nuk varen vetem nga defektet e institucioneve: ligjet elektorale, rregullave qe percaktojne detyrat e qeverise, te Parlamentit, bashkise etj. Nje pjese e mire e ketyre problemeve lindin prej veprimeve te disa individeve te vecante qe jane shume pak te ndjeshem nga interesat e shoqerise civile.

Ne nje kohe qe vendi yne ka shume nevoje per permiresimin e ekonomise se tregut, duke i kushtuar vemendje te vecante permiresimit te luftes kunder korrupsionit, te forcoje institucionet demokratike dhe te vendose nje administrate publike efektive, orientimi i politikes nuk eshte i drejtuar realisht nga publiku, por nga vetvetja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›