Pergjim celulareve te maturanteve
Xhemil Beharaj
Drejtoria Arsimore e Rrethit te Fierit, urdheron edhe pergjimin e telefonave te mesuesve
Pergjim telefoni, per te gjithe maturantet dhe mesuesit e lendeve te provimeve te matures. Ky eshte vendimi me i fundit i leshuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit per shkollat e mesme publike dhe jopublike te rrethit te Fierit. Burime zyrtare te drejtorive te shkollave publike dhe jopublike, kane pohuar per gazeten se, nje urdher i shoqeruar me nje formular, ka mberritur ne drejtorite e shkollave te enjten e kaluar.
Pergjimi
Mesuesve qe do t'u pergjohen telefonat, jane pikerisht mesuesit e lendeve me detyrim te Letersise dhe te Matematikes. E, ndersa maturantet jane shprehur te lehtesuar se e kane gjetur zgjidhjen e prekjes se privacise, duke vene ne dispozicion te ketij procesi, numra telefoni qe nuk funksionojne apo numra telefoni qe i kane siguruar ne tregun e zi. Nga ana tjeter, reagimi me i ashper ka ardhur prej mesuesve te lendeve te matures. "Kur eshte rregull qe gjate provimeve ne nuk do te mbajme te hapur telefonat celulare, apo nuk do te hyjme ne provime me aparat telefoni ne cante, pse duhet te deklarojne numrat tane? Ky eshte cenim i privacise, qe behet ne emer te shtetit", ka thene Luljeta Nasi mesuese matematike ne nje nga shkollat publike te rrethit. Madje, reagimi i mesuesve te lendeve per provimet e matures ka marre permasa dhe ne shume shkolla konfirmohet se eshte mbeshtetur edhe nga drejtorite e tyre.
Peticioni
Mesuesit kane arritur deri aty sa i kane bere peticion Drejtorise Arsimore te Rrethit te Fierit, por nuk do te mjafton me kaq. Se shpejti, peticioni pritet qe t'i dergohet edhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences, bashkengjitur me pakenaqesine ndaj ketij urdhri. E, ndersa shume prej shkollave te Fierit e kane neglizhuar procesin ne fjale dhe e kane kundershtuar ne menyre kategorike, burime zyrtare te Drejtorise Rajonale te Arsimit te Fierit, shprehen se eshte zyra juridike ajo qe po merret me procesin ne fjale. Vitin e kaluar gjate provimeve te matures shteterore eshte aplikuar per here te pare pergjimi i telefonave te nxenesve dhe mesuesve dhe te dhenat tregojne se nga Fieri nuk u kap asnje mesues apo nxenes qe te kete perdorur telefonin personal gjate kryerjes se provimeve.
Rregullorja e Matures, ndalon perdorimin e celulareve
Neni 54 i Rregullores se Matures Shteterore 2009, percakton se nje nxenes perjashtohet nga provimi ose nuk i njihen rezultatet nese, nder te tjera merr me vete telefon celular, radio ose cdo mjet tjeter komunikimi ne mjedisin e provimeve. Gjithashtu, neni 60, pika 6 parashikon tekstualisht se "ndalohet mbajtja e celulareve, mjeteve te tjera te komunikimit dhe gjithcka tjeter qe cenon sigurine e procesit ne mjedisin teknik". Ky nen ben fjale pikerisht per hyrjen ne mjediset e Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve, ku ehe hartohen tezat e provimeve me detyrim dhe me zgjedhje. Megjithate, deri tani nuk eshte folur per pergjim telefonash celulare, ose te pakten Rregullorja e Matures nuk e parashikon nje gje te tille. Kjo duket pak si e tepert per sa kohe qe mjediset e provimeve vezhgohen edhe me kamera, nje mase sigurie mjaft e larte kjo.