E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e shtetit po uzurpohen nga privatet

Konfliktet e shumta per ceshtje pronesie ne Qarkun e Fierit kane bere qe Institucionet e Prefektures dhe Keshillit te Qarkut te Fierit te kerkojne perpilimin e listes se te gjitha pronave publike ne kete qark. Nje shkrese e posacme eshte derguar edhe ne ministrite e linjes, duke kerkuar informacion ne lidhje me vendndodhjen dhe karakteristikat e pronave qe administrohen nga dikasteret e kryeqytetit. Perplasjet dhe konfliktet e shumta mes individeve per ceshtje pronesie, ku ne shume raste grindjet jane per "mallin e shtetit", ka bere qe strukturat e qeverisjes vendore te kthejne vemendjen nga ceshtja e pronave. Burime zyrtare nga Keshilli i Qarkut te Fierit bejne te ditur se pasditen e djeshme prane keshillit te qarkut ka mberritur edhe lista ne fjale me te gjitha pronat publike ne shkalle qarku. Kreu i Keshillit te Qarkut, Luan Mucaj, pohoi dje, per "Koha Jone", se "mjaft siperfaqe dhe objekte qe njihen edhe me dokumente si prona te bashkive, komunave e institucioneve te tjera jane uzurpuar. Perfituesit e pretenduesit e tyre jane sot ne procese te tejzgjatura gjyqesore, te cilat shkojne ne kercenime, kanosje dhe deri ne ngjarje me pasoja te renda, si disa dite me pare ne Frakull". Identifikimi i kryer ne mbi 80 per qind te pronave te shtetit ka nxjerre se me te prekura nga uzurpimi i pronave jane komunat. Ne keto te fundit te gjitha siperfaqet publike, ish-NB-te, ish-kooperativat, si dhe fushat e sportit te shkollave te dikurshme dhe mjaft prona te tjera jane uzurpuar dhe pronaret e tyre sot jane te pajisur edhe me akte pronesie. Nje siperfaqe toke prej 3 hektare toke, e mbjelle me pjeshke, dyshohet nga hetuesit si motivi qe coi ne atentatin ndaj jetes se kryetarit te komunes se Frakulles ne rrethin e Fierit, Viktor Cervenaku. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se Dashnor Kapaj, 35-vjecari i arrestuar, rezulton te jete pronar i siperfaqes se mbjelle me drufrutore. Por, njekohesisht mbi te njejten siperfaqe rezulton te kete edhe pronare te tjere, te cilet jane te aferm dhe familjare te kryetarit Cervenaku. Te dyja palet e kane te regjistruar pronen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke qene te mbivendosur me njeri-tjetrin, dhe duke pretenduar se jane pronaret e ligjshem. Agjente te zbulimit te krimeve dhe prokurori i ceshtjes kane mberritur dje per kontroll ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Fier, nga ku pritet te kete zhvillime te tjera. Kjo pasi policia tashme po kerkon te zbardhe menyren se si e njejta siperfaqe toke eshte regjistruar dy here ne emer te pronareve te ndryshem, cka ka cuar deri ne konflikt te armatosur. Ngjarja e rende, e regjistruar tri dite me pare ne fshatin Frakull te Rrethit te Fierit, ka risjelle ne vemendje te autoriteteve ceshtjen e pronave.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›