E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzaj rrefen dosjen misterioze per Topin

Redinalda Caushaj

Gjykata e Tiranes vendos te lere ne qeli deri ne perfundim te hetimeve 50-vjecarin, i cili ka hyre me force ne ambientet e Presidences. Mevlan Fejzaj ka sqaruar dje gjyqtarin e gatshem Agron Zhukri ne seancen e sigurise, se ka dashur te takoje Presidentin Bamir Topi, ne lidhje me nje dosje qe ky i fundit dispononte. "E kam ditur qe kam qene ne survejim dhe me ndiqnin. Per kete kam dashur te takoj Presidentin dhe do t'i jepja nje dosje me ankesa", ka shpjeguar dje 50-vjecari qe diten e ngjarjes ishte vizituar pas disa shqetesimeve mendore qe kishte pasur kohet e fundit, sipas rrefimit edhe te bashkeshortes se tij. Fejzaj ka punuar edhe si taksist kohet e fundit ne linjen Patos-Fier, nderkohe qe burime nga grupi hetimor thane se ai kishte aplikuar per nje vend pune, por nuk kishte fituar te drejten dhe dosjen me materiale donte t'ia depozitonte presidences. Mesohet se ish-kampioni i shahut nga Patosi ka kerkuar shpeshhere te merrte nje post drejtues ne fushen e sportit ne Qarkun e Fierit, por nuk ka arritur qellimin. Ndersa zyrtare te policise thane se ai njihet si person me kartele mjekesore, i semure psikik dhe pretendimet nuk jane te verteta.

Prokuroria e akuzoi Mevlan Fejzaj per sulmin ndaj portes numer dy te Presidences diten e diel, duke e demtuar rende ate. Megjithese Garda nuk reagoi sipas procedurave, beri arrestimin e tij dhe dergimin ne Komisariatin nr. 2, ku u mor ne pyetje. Edhe dje, Fejzaj ka kembengulur se i eshte mohuar e drejta dhe se per kete shkak do takonte Presidentin Topi ne nje menyre te vecante, duke shqyer deren me makinen e tij "Benz" me targa te Fierit. "Mua me survejonin dhe me kane persekutuar. Me jane bere padrejtesi, pasi kam qene kampion shahu dhe jam i papune. Kam aplikuar disa here dhe nuk me eshte dhene kjo e drejte e te gjitha materialet i kam ne dosje", ka thene 50-vjecari ne deshmine e tij dje ne Gjykaten e Tiranes. Avokatja mbrojtese kerkoi nje mase me te bute sigurie, kurse prokuroria pretendoi "arrest me burg", mase qe u dha dhe nga gjykata. I pyetur se cfare pune kishte kerkuar, Fejzaj ka shpjeguar se si sportist meritonte nje vend ne strukturat drejtuese te sportit ne qytetin e Fierit dhe se kjo e drejte i ishte mohuar.

Sipas organit te akuzes, Mevlan Fejzaj, pese dite me pare, rreth ores 11:30, ka hyre me makinen e tij tip "Benz", me targa FR 5462 C, ne Presidence. Pasi ka thyer porten anesore te nderteses, 50-vjecari ka tentuar te hyje ne oborrin e saj. Hyrja e dhunshme e tij ne ambientet e presidences eshte ndaluar nga ana e punonjesve te Gardes se Republikes. Nderkohe qe sipas organit te akuzes i pandehuri pretendon se ka dashur te takoje Presidentin Bamir Topi, sepse kerkonte "drejtesi". Nga ana tjeter, te afermit e te pandehurit pretendojne se 50-vjecari vuan nga crregullimet mendore dhe kurohej prej disa kohesh.

Pritet ekspertiza mendore

Pritet qe pala mbrojtese e Mevlan Fejzaj te kerkoje nje ekspertize mjeko-ligjore per te dyshuarin qe sulmoi Presidencen. Shkak eshte bere fakti se 50-vjecari eshte trajtuar edhe me pare per probleme psikike dhe ka nje kartele. Nderkohe qe ai mbahet i izoluar ne Komisariatin nr. 2, ku trajtohet me medikamente deri ne nje vendim tjeter te drejtesise. Do te jete pikerisht prokuroria, ajo qe do te kryeje nje ekspertize mjeko-ligjore per te pare nese realisht 50-vjecari vuan apo nga crregullimet mendore. Fejzaj akuzohet per vepren penale te "shkaterrimit te prones me mjete te tjera", si dhe "prishjes se qetesise publike".

"Im shoq vuante nga semundja mendore"

Arta Fejzaj, rrefen si u rendua gjendja shendetesore e Mevlanit, i cili vuante prej dhjete vjetesh, sepse kishte probleme mendore. Ajo i kerkoi falje Presidentit Bamir Topi dhe qe t'i rikthente burrin ne shtepi pas ngjarjes, sepse nuk ishte i vetedijshem. "Shteti duhet te tregohet zemergjere me nje njeri qe eshte i semure mendor, madje i njohur si i tille me kartele mjekesore", tha Arta ne nje interviste per gazeten, tri dite me pare. Prej tete vjetesh eshte martuar me Mevlanin, ndersa prej nje jave i thoshte se "kane vene kamera dhe na filmojne, na pergjojne". Bashkeshortja tregon se diten e ngjarjes, Mevlani kishte qene i qete, ndersa i kishte thene se do te shkonte per t'u vizituar te djali i tezes se tij, Bedri Mihaj, qe eshte edhe drejtor i Spitalit Ushtarak ne Tirane. "Diten e diel ne mengjes heret, pasi piu edhe kafen e mengjesit, ai kish shkuar te xhaxhai i tij, Veledini, qe rri me shtepi ne nje lagje tjeter te Patosit dhe i kishte thene qe ta shoqeronte ai. Se bashku u nisen drejt Tiranes per vizite mjekesore", rrefeu ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›