Prostitucioni, dy gra ne pranga
Dy gra jane vene ne pranga, pasi akuzohen per "ushtrim prostitucioni", njera prej te cilave e denuar me tre muaj burg, nderkohe qe nje 18-vjecare, e cila eshte kapur ne flagrance, duke ushtruar prostitucion ne nje hotel ne kryeqytet. Policia e Tiranes beri te ditur gjate dites se djeshme se ka vene ne pranga per konsumimin e vepres penale te "ushtrimit te prostitucionit", Rovena F., 18 vjece, nga Kavaja. Prangosja e saj eshte bere pasi, eshte kapur te hotel "Vila Verde", ne rrugen "Karl Gega", ne Tirane, duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumes se parave prej 1mije lekeve, per cdo klient. Sipas burimeve dyshimet ndaj te rese ishin shtuar pasi ajo vinte nga Kavaja ne Tirane. Kane qene informacionet e marra ne rruge operative qe kane bere qe policia te niste hetimet ndaj adoleshentes, e cila shiste trupin per 1 mije leke. Po gjate dy diteve me pare, policia ka mundur te vere ne pranga dhe nje tjeter te kerkuar per akuzen e prostitucionit, qe ishte denuar nga Gjykata e Tiranes. Sipas te dhenave, eshte vene ne pranga Nadire M., 32 vjece, nga Tirana, e denuar kete fundit me 3 muaj heqje lirie, per vepren penale te "prostitucionit".
A.C
A.C