E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i paqarte i rezolutave per Kosoven

Nje beteje e forte eshte duke u zhvilluar rreth rezolutave per Kosoven dhe per lobim te forte nga te gjitha anet pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi shpalljen si te ligjshme te pavaresise se saj, pa rene ndesh me ligjet nderkombetare. Nje fakt te tille e konfirmojne burime te besueshme nga Ministria e Jashtme, te cilat tregojne sesi nga njera ane, Serbia loboi fort perpara marrjes se vendimit nga GJND-ja qe te kalonte nje rezolute gjoja te moderuar per te fituar shumicen ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe nuk pranonte kerkesat e perfaqesuesve te Bashkimit Evropian per t’u terhequr Nderkohe, qe sipas shtypit serb, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperia, ishin pergatitur per te dale edhe ata me nje rezolute paralele per te mbeshtetur Kosoven, me qellim qe perpjekjet serbe te deshtonin. Por sot, gazeta “BLIC” ne Beograd, nje grup mediatik ky afer qeverise serbe, duke folur per deshtimin e Serbise ne GJND, ve ne dukje se cdo perpjekje e saj prane Asamblese se OKB-se do te deshtonte perseri, per shkak se nuk ka shume shanse qe Asambleja te prononcohet kunder vendimit te GJND-se. Me tej, gazeta “BLIC” shprehet se Beogradi deshiron qe negociatat te shtyhen deri ne momentin e debatit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB dhe qe Bashkimi Evropian te mos insistoje per te kunderten. Mesohet gjithashtu nga burime konfidenciale, se gjate gjithe kesaj kohe manovrash diplomatike ne prapaskene, misionet shqiptare, amerikane dhe britanike ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara kane qene ne koordinim te ngushte dhe te vazhdueshem me njeri-tjetrin per kete qellim. Sikunder, behet me dije se edhe vizitat e fundit te ministrit te Jashtem shqiptar, Ilir Meta ne Kazakistan dhe Afganistan perpara vendimit te GJND-se, kane synuar per te bindur nje nga vendet e fuqishme te Konferences Islamike, i cili ende nuk e ka njohur Kosoven, qe te ishte vend sponsor i nje rezolute e cila do te mbeshtetej nga SHBA, Shqiperia, Britania dhe vendet e tjera nga lista e 69 shteteve qe e kane njohur Kosoven. Pikerisht, keto te fundit do te luanin rolin e bashke-sponsorit. Qellimi final i levizjes se fundit do te ishte qe te fitohej mbeshtetja e rreth 40 vendeve te Konferences Islamike qe s’e kane njohur ende Kosoven, gje qe do te permbyste raportet. Nderkohe, po te njejtat burime, thone se vetem nje jave para vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ambasadori shqiptar i OKB-se ne Nju Jork, Ferit Hoxha, eshte vene re ne korridoret e Tiranes zyrtare, ku behet fjale se ka zhvilluar konsultime diskrete per kete ceshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›