Berisha: Rama shkruan për vehte, meqë nuk shkruajnë për të
Tropojë- Pas dy vitesh mungesë, kryeministri Sali Berisha vizitoi vendlindjen e tij, Tropojën. Gjatë fjalës së tij ai ka premtuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën rrugore, duke premtuar se të gjitha rrugët e Shqipërisë do të asfaltohen. Kryeministri Berisha shtoi se Qeveria Shqiptare ka investuar rreth 120 miliard lekë në infrastrukturën, ujësjellësa, dhe shkolla në rrethin e Tropojës.
Tropoja është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbushur me postera Mirëseerdhe bir i Tropojës.
Kujtojmë se gjatë 21 vitëve të fundit kreu i ekzekutivit Berisha e ka vizituar Tropojën vetëm 5 herë. Herën e fundit, në vitin 2009-të ai u kërkoi banorëve të Tropojes ta konsideronin si njërin prej tyre, pasi ai Tropojen nuk e harronte kurrë, dhe se zemra dhe mendja e tij mbetet në vendlindje, pavarësisht çdo rrethanë. Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua tiu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë vjen tek ju- u shpreh në atë kohë, kryeministri Berisha.
Ne fjalen e tij, në takimet me banorët e zonës, gjatë ceremoninë së përurimit të rrugës në Tropojë, Berisha suloi Edi Ramen, duke e akuzuart per bllokim te reformave integruarse, nderkohe qe falenderoi popullin e Tiranes, qe sipas tij, rrezuan Haxhi Qamilin, Ramiz Aline e me pas edhe Edi Ramen.
Brenda vitit që vjen përfundojmë në parametrat më të mira evropiane rrugën Krumë Kukës. Brenda vitit që vjen inaugurojmë së bashku rrugën Kukës – Peshkopi. Inaugurojmë unazën verilindore të vendit, e cila fillon në Valbonë, shkon në Librazhd, vazhdon me Ersekën, Kolonjën, Përmetin, Kardhiqin dhe Delvinën. Ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë vend i zhvilluar.
Rrugën nuk e kemi patur të lehtë, e kemi patur shumë të vështirë, dhe prapë bulevard nuk e kemi, por absolutisht mundimet, sakrificat e mëdha i kemi lënë prapa. Ata që përpiqen të na bllokojnë ne, në rrugën e zhvillimit, ata që përpiqen të na bllokojnë ne, në rrugën e integrimit, ata që përdorin votën tuaj, pushtetin që ju u jepni, për tu bllokuar ju dhe fëmijët tuaj, do të marrin përgjigjen e merituar. Askush më mirë se shqiptarët nuk dinë tu japin përgjigjen atyre, që duan ti bllokojnë në rrugën e tyre. Asnjë socialist, asnjë pa parti nuk ka votuar dhe nuk voton kurrë që ligjet e integrimit të mos votohen në parlamentin shqiptar. Kjo nuk ndodh kurrë as në parlamentin e Beogradit, ku janë të ulur armiq të egër të progresit dhe të Evropës. Po përpjekjet për të penguar procesin e integrimit janë procese Don Kishoteske sepse ne, së bashku çdo ditë, çdo javë, çdo muaj po ndërtojmë Shqipërinë evropiane. Ne jemi me një vrull të pandalshëm në këtë rrugë, ne jemi me një vizion të kthjellët si drita e diellit, ne kemi energjinë e pashtershme të lirisë, vullnetin tonë të hekurt, për të ndryshuar Shqipërinë, për të ndërtuar një të ardhme që meritojmë, për të begatuar familjet tona.
Krahas kësaj alternative, e cila qëndron në ndërtimin e rrugëve për çdo zonë, për çdo fshat, ndërtimin e shkollave, ujësjellësve, bahçeve, ndërtimin e sistemeve të vaditjes, është dhe alternativa e shpifjeve, e trillimeve, e kujtimeve të pensionit. Le ti pyesim së bashku vëllezërit tanë socialistë këtu, në Has, në Tropojë, në Kukës, a votuat ju që tua përdorin votën për të bllokuar fëmijët tuaj, për të bllokuar Tropojën, Kukësin, Hasin dhe të gjithë Shqipërinë. Jo, kurrë nuk keni votuar për këtë. Por një gjë duhet tu themi këtyre Don Kishotëve, se në historinë tonë kemi patur të tillë. Kemi patur të tillë, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë. Ata dilnin me flamuj të rreckosur poshtë shkaba, rroftë baba! Dhe këta janë mbetjet e historisë. Kemi patur të tillë, kur shqiptarët mbushnin malet për të luftuar për liri, ata do të vendosnin diktaturën më të egër, më mizore, më barbare që Evropa ka njohur në historinë e saj. Po ku janë sot? Në koshin e historisë. Kemi patur të tillë, të cilët përdorin pushtetin e dhënë nga qytetarët shqiptarë për të bllokuar ligjet me 3/5 në Parlament. Po ku do shkojnë? Te paraardhësit e tyre do të përfundojnë.
Këtu nga Hasi dua tu çoj një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të Tiranës. Asnjë moment mos harroni se ata e kanë merituar njëqind herë qenien kryeqytetas. Ishin ata të cilët i dhanë Haxhi Qamilit atë që meritonte. Ishin ata në krye të shqiptarëve që nxorën në pension politik Ramiz Alinë. Ishin ata, të cilët në maj të këtij viti, në krye të shqiptarëve, nxorën në pension politik Edi Ramën dhe i thanë – shkruaj memorie. Nuk ka çtë bëjë, kur nuk shkruan njeri për të, do shkruajë ai për veten e tij
Shkrime të tjera me interes: