Kadare: Ne në Europë jemi, mjafton të sillemi si europianë
Shkodër – Shkrimtari Ismalil Kadare, gjatë një takimi të zhvilluar në bibliotekën Luigj Gurakuqi në Shkodër me temë Dy gjuhë një libër, tha se Shqipëria ka për të marrë dhe shumë për të dhënë me Europën.
Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria ka shumë për ti dhënë Europës. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare- tha Kadare në fjalën e tij. Duke shtuar se vendi ynë është pjesë e Europës, pasi përveçse gjeografisht ajo ka rrenjë europiane shekullore. Madje ai ka bërë apel për një mungesë nderimi nga gjuhëtaret, për gjuhën tonë shqipe. Pasi sipas tij gjuha shqipe është ndër 12 gjuhët më të vjetra në Europë. Ky projetk u financua nga Bashkimi Europian dhe ka si qëllim bazë shkëmbimin e vlerave kulturore ndërmjet dy vendeve Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe nxitjen e miqësisë mes tyre. Ky projetki u financua nga Bashkimi Europian.
Duke folur për gjuhësinë, Ismail Kadare u shpreh se Shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë. Duke iu referuar aspiratës së vazhdueshme të shqiptarëvbe për të hyrë në Europë, Kadare tha se është gabim termi të hymë në Europë pasi ne jemi në Europë por duhet të sillemi si Europianë. Duke folur për identitetin kultorur, Kadare u shprehur se disa kombe gabojë që thonë se janë të pavdekshëm. Në botë janë shuar 6 mijë kombe , hymni jonë në rreshtin epaër e ka fjalin për mbrotjen e kombit.
Shkrime të tjera me interes:
