Shamata: Më shumë programe mësimore për ndërgjegjësimin e përdorimit të ujit
Fëmijët nga e gjithë Shqipëria, kanë piktuar mbi çdo përceptim të tyre, nevojën e përdorimit të ujit dhe mirëmenaxhimin e kësaj pasurie natyrore. Miqtë e ujit çelin ekspozitën e tyre të radhës në ambjentet e galerisë "Fab". Këtu janë pasqyruar 100 vizatime dhe do të ketë 12 fitues që kanë pikturën dhe idenë më të mirë. Drejtori i Ujësjellës Kanalizme përshendeti "miqtë e ujit" për iniciativën e marrë dhe përkushtimin ndërsa, numri 2 i Arsimit Halit Shamata tha se në shkolla duhet të ketë më shumë programe mësimore për ndërgjegjësimin e përdorimit të ujit.
Domethënia e këtij ndërgjegjësimi është për një botë me një rritje të vazhdueshme të popullsisë, rezervat e ujit sa vijnë e pakësohen prandaj përdorimi me kursim i kësaj lënde jetike duhet bërë po aq pjesë e pandashme e jetës, sa edhe vetë konsumi.