Stewart në një dimension tjetër

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 21:00
Kristen Stewart do të jetë në një “dimension krejtësisht të ri” në pjesën e ardhshme të “Twilight”, Breaking Dawn.
Elizabeth Reaser, e cila luan nënën e familjes Cullen, familje kjo e vampirëve, ka thënë se ajo është shokuar kur ka parë që në serinë e re ajo do të këtë një transformim të tërë në “Breaking Dawn”.
“E kam përcjell Kristen dhe ajo më të vërtetë është e madhe”, tha Elizabeth. “Ajo bënë disa transformime në rol dhe është më të vërtetë argëtuese ta shohësh”.