E Diel, 1 Nëntor 2026

Dieta e Anna Oxa’s

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 21:15

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Itali, ka shpalosur për mediet italiane ushqimin e saj të preferuar.

Këngëtarja, e cila ka fituar disa herë festivalin prestigjioz “San Remo”, ka thënë në një intervistë për revistën “OK” se është një person që ia ka endja të mos largohet shumë nga dieta e saj e preferuar.

“Në mëngjes ha makarona dhe thjerrëza”, ka thënë këngëtarja.

Sipas saj, këto janë ushqimet e saj të preferuara, përderisa ajo ka thënë se në mëngjes ha atë që ajo gjithmonë e ka specialitet të saj.

“Mëngjesin e filloj më një pjatë makarona ose oriz, thjerrëza dhe shumë perime të ziera dhe natyrale”, ka thënë Oxa, emri origjinal i të cilës është Iliriana Hoxha.

Ndërkaq, ajo ka thënë se edhe në darkë dhe drekë nuk ka dëshirë që të konsumojë yndyra.

“Në drekë, por edhe në darkë, më pëlqen ta filloj me perime të ziera ose sallatë, oriz, domate ose patate të furrës dhe në fund me një ëmbëlsirë me një kombinim të ekuilibruar”, thotë ajo. Këngëtarja ka thënë se çdo ushqim përdor vaj ulliri të zier, ndërsa për sa i takon kripës, sqaron se nuk e përdor fare.

“Unë nuk e privoj veten nga asgjë dhe marr çdo ditë shijen e duhur dhe energjitë e duhura”. Në fund Oxa ka dhënë edhe këshillën për adhuruesit e saj, që është “Hani çdo gjë, por të kombinuar dhe natyrale. Ky është sekreti për t’u ndjerë mirë çdo ditë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›