E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA mban me “hatër” stadiumet shqiptare

Pas një sinjali që Skënderbeu mund të mos luante në stadiumin e tij, për shkak se stolat e tifozëve nuk kishin mbështetëse (Laçi luajti pa problem ndeshjen e tij të parë të Ligës së Europës), dje ka mbërritur miratimi në klubin korçar, duke dhënë dritën jeshile që ndeshja e kthimit Skënderbeu-Neftçi Baku të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Por problemi nuk është ky stadium, që për hir të së vërtetës, është më cilësori. Stadiumi “Qemal Stafa”, i licencuar si për ndeshjet europiane të skuadrave shqiptare, ashtu edhe për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, nuk plotëson kriteret e UEFA-s, që për hir të së vërtetës, nga viti në vit rrisin kërkesat e stadiumeve. Por “Qemal Stafa” duket nuk plotëson as kriteret bazë, kur përpara saj është një parking, kur nuk ka numërim elektronik të tifozëve, sallën e konferencave, tribunën e gazetarëve, etj. UEFA shpesh ka mbyllur njërin sy dhe duket se këtë do ta vazhdojë për pak kohë, deri në ndërtimin e një impianti të ri. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›