E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Presione politike ndaj kryeprokurores Ina Rama

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama është ndeshur me presione politike. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers teksa ka folur për punën e Ramës.
Ambasadori theksoi se shtypi ka shkruar artikuj kritikë ndaj kryeprokurores edhe pse ka bërë detyrën e saj.

Ambasadori i SHBA-së theksoi se Prokurorja e Përgjithshme ka pasur pengesa edhe në lidhje me imunitetin, për të anuar nga njëra palë. Withers ka vlerësuar se Rama ka punuar me përkushtim, pavarësisht shumë vështirësive.
Nga ana e saj kryeporkurorja Ina Rama deklaroi se krimi në ditët e sotme është më i sofistikuar dhe format e kriminalitetit janë të reja.
Deklaratat u bënë gjatë një seminari në Prokurorinë e Tiranës ku morën pjesë edhe disa prokurorë malazezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›