Meta premtime në Berat
Berat - Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Beratit, në një miting në mbështetje të LSI-së. Ne sot kemi këtu, tha Meta, të gjithë popullin e Beratit per t’i kthyer dinjitetin qe i takon dhe per t’u ndarë nga varfëria dhe papunësia qe e ka zhytur qeveria e Sali Berishes. “Berati kërkon pune dhe programin e vetem per punesimin e Beratit dhe shqiperise e ka LSI. Berati dhe e gjithë Shqiperia kerkojnë një plan për uljen e kostos së jetesës dhe këtë plan sot e ka vetëm LSI. Berati dhe Shqiperia kerkojne mundësi për të shprehur aftësi dhe talente e qytetarëve të cilët ndihen të përjashtuar nga një qeverisje klanore nga një qeverisje e papërgjegjshme”-tha kreu i LSI-së. Ai shtoi se më 28 qershor Berati voton LSI dhe Ilir Meten si alternative më e sigurt për t’u ballafaquar dhe larguar Sali Berishën.
“Berati që është këtu dhe e di shumë mirë që LSI dhe Ilir Meta do të ndertojnë boshtin e jugut, do lidhim Kuçovën dhe Beratin me Elbasanin,do ta kthejmë Beratin në një qëndër shumë të fuqishme që lidh Shqipërinë e jugut me shqiperinë e mesme sepse ne do të investojme gjithcka qe berati ti ruaje ti restauroje vlerat e tij kulturore dhe muzelae qe nga Mngalemi Gorica Kalaja e keshtu me radhe sepse me historin e Beratit krenohet i gjithe kombi”-tha më tej Meta para qytetarëve të Beratit.