E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisjet memorizuese po dobësojnë memorien e njeriut

Vërshimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të ngjashme elektronike që “mbajnë mend” të dhënat personale, ka krijuar një gjeneratë të paaftë të mbajë në mendje - madje edhe gjerat më të thjeshta.

Në një studim të kryer gjatë këtyre ditëve, është bërë e ditur se katër për qind e të anketuarve nuk kanë në gjendje ta mbajnë mend numrin e tyre personal të telefonit, ndërsa dy të tretat e anketuarve nuk janë në gjendje të kujtojnë ditëlindjen e më shumë se tre shokëve ose të afërmeve të tyre, njofton agjencia Reuters.

Rinia në këtë aspekt qëndron shumë më keq se gjeneratat më të moshuara. Personat nën moshën 30-vjeçare janë më pak në gjendje të kujtojnë numrat e telefonave ose ditëlindjet e të tjerëve, se ata mbi moshën 50-vjeçare. Sipas këtij studimi, dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se, shfrytëzojnë pajisje elektronike për memorizimin e datave të rëndësishme."Njerëzit e kohës së sotme duhet të mbajnë mend më shumë se ata që kanë jetuar përpara, mirëpo sot ata më shumë shfrytëzojnë pajisjet elektronike se trurin e tyre”, ka deklaruar, Ian Robertson, profesor i psikologjisë nga Dublini. Për realizimin e këtij studimi, janë anketuar 3.000 njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›