Pronarët: Paratë, para legalizimit
Ish-pronarët kërkojnë kompensimin e tyre financiar dhe më pas nisjen e procesit të legalizimit.
BLEDAR HOTI
Kjo ka qenë ndër kërkesat kryesore të dy përfaqësuesve të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” të Agim Toros dhe të Rushit Vorpsit, në mbledhjen e djeshme të komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuesve. “Leja e legalizimit është e pavarur nga kompensimi i pronave. Duhet që leja e legalizimit të mos jepet pa u bërë shpronësimi i pronarëve. Sepse ligji parashikon që të ketë legalizim në fillim dhe pronarët të presin”, deklaroi Vorpsi. Por një gjë e tillë është kontestuar nga ana e zv/drejtorit të ALUIZNI-t, Ferdinand Shehi, i cili ka bërë të ditur se, procesi i kompensimit të ish-pronarëve në zonat e zëna nga banesa informale është më primar se sa legalizimi. “Ligji në vetvete parashikon brenda afateve kohore, që është shkurtuar nga 6 muaj në 3 muaj. Pra, brenda këtij afati do të jetë përfunduar kompensimi dhe më pas të realizohet pajisja me certifikatë legalizimi. Arsyeja kryesore që është kthyer ligji dhe që ne po e diskutojmë, sot lidhet me kompensimin financiar të ish-pronarëve, pra peshën më të madhe e ka kompensimi prandaj ne sot jemi këtu”, theksoi Shehi. Ndërsa Toro kërkoi që në ndryshimet e bëra të parashikohet e drejta e subjekteve të shpronësuara për t’u drejtuar gjykatës, nëse vendimet e marra për kompensim janë jo të drejta. “Amendimet nuk i zgjidhin drejt këto probleme, problemi i kompensimit të ish-pronarëve duhet të zgjidhet menjëherë duke kompensuar paraprakisht atë. Subjekti i shpronësuar duhet ta çojë në gjykatë këtë çështje nëse nuk është dakord me vendimin e dhënë”, propozoi Toro në komision. Ish-pronarët kanë kërkuar gjithashtu që të kompensohen dhe mbi bazën e çmimit të tregut. Ai shtoi se, problemi i kthimit të pronave pronarëve është një problem, i cili duhet domosdoshmërisht të zgjidhet paraprakisht me një shpronësim të drejtë dhe mbi të gjitha të jetë një marrëveshje midis subjektit të shpronësuar dhe shtetit, që do të bëjë legalizimin. “Por që subjekti i shpronësuar të ketë të drejtë domosdoshmërisht duhet ta dërgojë çështjen në gjykatë kur nuk është dakord me këtë kompensim. Ne i kemi bërë propozimet dhe ditën e hënë do të kemi propozime konkrete”, u shpreh Toro. Një tjetër përplasje lidhet me mundësinë që ALUIZNI mund të lejojë vazhdimin e ndërtimeve pa leje. Por kjo gjë u kontestua nga ana e Shehit.