Milano burri vret gruan nene e kater femijeve

Nje shqiptar qe jetonte prej disa vitesh ne Itali ka vrare me thike bashkeshorten nene e kater femijeve. Ngjarja ka ndodhur ne Brianza Cavenago pasditen e se enjtes ndersa pas ngjarjes policia italiane ka arrestuar te dyshuarin Ramiz Daka. Sipas raportimeve te mediave italiane behet e ditur se cifti shqiptar ishte duke kryer procedurat e ndarjes dhe pasditen e se enjtes viktima kishte shkuar ne shtepine e te shoqit per te marre disa dokumente. Mes te dyve mesohet se ka shperthyer nje sherr dhe 50-vjecari ka marre nje thike nga kuzhina dhe e ka qelluar disa here ne shpine te shoqen. Mediat italiane shkruajne se ka qene vete autori i krimit qe ka lajmeruar fqinjet te cilet kane lajmeruar menjehere ambulancen dhe e kane derguar ne spital. Ne vendngjarja ka shkuar edhe policia e cila ka arrestuar te dyshuarin Daka duke e akuzuar per vrasjen e se shoqes. Nderkohe kjo e fundit ka humbur jeten si pasoje e plageve pak kohe pasi eshte derguar ne spital. Mesohet se nena e kater femijeve kishte jetuar per 19 vjet ne ate shtepi se bashku me bashkeshortin dhe kishte rritur femijet por eshte larguar disa muaj me pare pas ndarjes me te shoqin.