E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakësohet uji

Reshjet e pakta atmosferike që kanë mbizotëruar gjatë dimrit, kanë ndikuar që niveli i ujit në dy liqenet artificiale prej nga furnizohet pothuajse gjysma e Kosovës, në Badovc dhe Batllavë, të bije dukshëm. Nëse nuk do të këtë reshje të shiut pritët që në dy muajit në vijim të ketë edhe reduktime të ujit.

Sipas, zyrtarëve të Ujësjellësit Rajonal Prishtina, niveli ne liqenin akumulues te Batllaves momentalisht është -4,60 metra nen kuoten maksimale, ndërsa ne atë të Badofcit - 8 metra nen kuoten maksimale. Që nga stina e dimrit, niveli i ujitë në të dy liqet ka renë për 1.5 metër

“Për te dyja liqenet gjendja gjatë dimrit ishte rreth -3 metra për Batllaven dhe rreth -6 metra për Badofcin . Kjo gjendje në vazhdimësi në minus e dy liqeneve akumuluese ka qene dhe vazhdon t'jet pikërisht për shkak te mungesës se bores gjatë dimrit dhe ne mungesë te shiut te mjaftueshëm edhe me tutje. Gjate muajve te ardhshëm këto shifra nivelesh mund te lëvizin varësisht nga reshjet atmosferike që do kemi dhe varësisht nga kujdesi i konsumatoreve rreth harxhimit te ujit qe do te thotë nëse do kursehet uji nga qytetaret dhe nëse nuk keqpërdoret , do te kemi furnizim te mire”, tha për Indeksonline, zyrtarja për informim në ujësjellësin rajonal "Prishtina", Arberie Zogjani-Hiseni.

Se do të ketë reduktime të ujit gjatë verës e pranon edhe Zigjiani-Heseni. Ajo thotë se Ujësjellësi ende nuk ka filluar me orarin e ri të reduktimeve. “Posa të fillojmë do e bëjmë publik për konsumatoret”.

Nga dy liqenet artificiale, Batllava dhe Badovc, furnizohen me ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Kosovës, Prishtina, Podujeva, Fushë-Kosova, Obliqi dhe të gjitha fshatrat e këtyre komunave, që përfshijnë gjithsej 433 mijë konsumatorë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›