E Diel, 1 Nëntor 2026

Therje me thikë, kapet 30-vjeçari në Prishtinë

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës me dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në një rast tentim vrasje. Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar se, sot në ora 05:00 kemi pranuar informatën në qendrën emergjente në QKUK , është dërguar për tretman mjekësor, një person i therur me thikë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh policore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar: A. M mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ajo tha se, mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur verzionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje e çastit në mes tyre.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar me urdhër të tij është hapur rasti Tentim vrasje dhe gjithashtu po me urdhër të prokurorit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›