E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e Maleve, Demo: Miratohen zonat prioritare në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan tri bashki të reja në kuadër të Paketës së Maleve.

Gjatë një deklarate për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo bëri me dije se “propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec”.

“Tashmë numri i bashkive ka kaluar pothuajse 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët sa i përket Paketës së Maleve në kontekstin e zonave prioritare dhe mbi të gjitha në kontekstin e zhvillimit lokal rural”, tha Demo.

Ministri Demo informoi se “javët që do të kemi përpara do të jenë bashkitë e fundit dhe besoj brenda muajit maj përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit me zonat prioritare të miratuara. Dita-ditës vetë bashkitë janë në fazën e miratimit të aplikimeve në këshillin bashkiak”.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›