E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Për Albpetrolin vendos Patton Boggs

Kryeministri Sali Berisha ende nuk ka folur publikisht për çështjen e Albpetrolit. Por në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, ai i është përgjigjur interesit të deputetëve në lidhje me çështjen e Albpetrol. Raportohet se Berisha ka qenë i prerë, edhe pse interesi i deputetëve ka qenë i madh. Berisha ka deklaruar se çështja e Albpetrolit është në dorë të kompanisë amerikane Patton Boggs, që do të japë ekspertizën për kompanitë garuese. Duke parë se Berisha nuk ka dashur të flasë më shumë, deputetët nuk e kanë ngacmuar më tej.

Patton Boggs është një kompani që lobon në Uashington për qeverinë shqiptare dhe që natyrisht do dëgjojë zërin e Berishës për këtë ankand.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›