E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e panegociueshme. Ngjela Kushtetuta do te ndryshoje

Si nje nga kundeshtuesit e ashper te ndryshimeve kushtetuese ne 2008, aleati i socialisteve Spartak Ngjela deklaron se paketa e ndryshimeve qe opozita do te paraqese per nderhyrjen ne ligjin themeltar te shtetit eshte e panegociushme. Ne nje interviste per AS kreu i Partise per Ligj dhe Drejtesi thote se kushtetuta do te ndryshoje si rruga e vetme per rivendosjen e demokracisë pavaresisht qendrimit kunder te kryeministrit Berisha.

“Ndryshimet e Kushtetutës Saliu nuk i pranon se mezi i ka marrë për të manipuluar vazhdimisht sistemin. Opozita do të paraqesë një paketë kushtetuese edhe të ligjeve esenciale me të cilën nuk negociohet. Në qoftëse Saliu nuk e pranon do ta marrë populli si objekt të lëvizjes së tij. Pse? Sepse Shqipëria është në një ngërç të madh institucional në funksion të demokracisë. Ka degraduar në një fashizëm oriental sepse janë pushtuar të gjithë institucionet. Institucionet  merren në dy forma, ose me forcën e popullit në rrugë dhe rikthehet demokracia në Shqipëri nëpërmjet votës së lirë ose me presion për të pranuar një Kushtetutë e cila do të risistemojë demokracinë në Shqipëri”- tha Ngjela.

Ne ndryshim nga aleatet e tjere te socialisteve, si Gjinushi, Milo e Ndoka, te cilet kane shprehur pakenaqesi te medha per menyren sesi forca me e madhe politike ne kete kamp po menaxhon situaten pas zgjedhjeve, Ngjela thote se PS veproi drejt dhe rezultati qe i dukshem.

“Partia Socialiste ka operuar shumë saktë. Bëri një betejë dy vjeçare e cila si rezultat mori gjithë Shqipërinë dhe provoi ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht që Saliu megjithë bandën e tij është një vjedhës votash”- tha Ngjela.
Ngjela thote se opozita nuk duhet te kete asnje marredhenie dialogu me mazhorancen te cilen ai e etiketon se uzurpatore te institucioneve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›