E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme policia ekipe te posacme ne terren

Police te trajnuar per sherbime ne procese zgjedhore do te angazhoje Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit per te garantuar mbarevajtjen e zgjedhjeve te pjesshme vendore qe do te zhvillohen ne disa njesi, te dielen me 31 Korrik. Drejtoresha  e Marrëdhenieve me Publikun ne Policinë e Shtetit, Laura Totraku, konfirmoi per “AS” se te gjithe punonjesit e policise qe do te jene te angazhuar per zgjedhjet e se dieles, jane tranuar me pare per rolin e tyre ne process per te garantuar zbatimin e ligjit.

Drejtorite e Policive ne 7 nga 12 qarqet e vendit ku do te kete votime kane marre tashme nje udhezim te Drejtorit te Pergjithshem Burgaj, per qendrim gjate se shtunes kur do te marrin në dorezim qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore.

Ne oren 19:00 te se shtunes, punonjesit e policies te caktuar ne kete detyre do te marrin ne ruajtje vendet e numerimit dhe materialet zgjedhore deri ne oret e para te se dieles, kur komisionet e qendrave te votimit do te mberrijne aty per te pergatitur çeljen e procesit te votimit.

Jane rreth 102 objekte qe do te merren ne ruajtje mbremjen e se shtunes nga policia e shtetit, prej te cileve 88 jane qendra votimi.

Roli dhe qendrimi i policise ka marre  vleresime te kenaqeshem jo vetem nga subjektet politike, por edhe nga partneret nderkombetare qe monitoruan zgjedhjet lokale te 8 Majit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›