Obama Te zgjidhet kriza nuk kemi kohe

Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh besimplotë se kriza e rritjes së tavanit të borxhit do të gjejë një zgjidhje, edhe pse mbetet shumë pak kohë deri në 2 gusht, kur qeveria federale do të duhet të paguajë detyrimet pa pasur paratë e domosdoshme për këtë. Por, për Obamën, veprimet e fundit të republikanëve të cilët cuan për votim në Kongres një draft të tyrin, nuk janë zgjidhja që kërkohet. Sipas tij, zgjidhja është vetëm me kompromis dypalësh.
"Nuk kemi më shumë kohë. Ka arritur momenti për të gjetur një kompromis në rritjen e tavanit të borxhit. Duhet të veprojmë me shpejtësi për të ndihmuar ekonominë tonë të brishtë”-tha presidenti amerikan.
Obama ka apeluar që logjika të sundojë mbi retorikën politike. Ndërkohë ligjvënësit pasi kanë kaluar ditë të tëra me debate dhe kanë arritur edhe votimin e dy drafteve të vecanta, njëri i liderit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejner, e tjetri i demokratit Harri Reid, tashmë po shohin mënyrën e uljes sërish në bisedime. Pasi plani Bejner nuk arriti të votohej, mundësia e kompromisit ekziston në një gërshetim të projekteve të sponsorizuara nga senatori demokrat Reid dhe republikani Mic Mekkonell.
“Ka shumë modifikime që mund t’u bëhen të dy planeve në mënyrë që t’i kalojmë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. U bëj thirrje demokratëve dhe republikanëve në Senat të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi një plan që unë mund ta firmos deri të martën”-theksoi ai.
Analistët parashikojnë një shkëmbim favoresh të minutës së fundit, për të arritur në kompromis, i cili, gjithsesi, pritet të kalojë me diferencë të ngushtë në të dyja dhomat.
Juli Prifti