Spanja ne zgjedhje te parakohshme Zapatero Do te largohem

Spanjollët do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, katër muaj para përfundimit të mandatit të liderit socialist, Hoze Luis Rodrigues Zapatero. Parlamenti do të shpërndahet në shtator dhe më 20 nëntor, spanjollët do t’i drejtohen kutive të votimit, në zgjedhjet parlamentare në të cilat socialistët kërkojnë të shfrytëzojnë një moment të mirë për ta në sondazhet e fundit të opinionit publik.
Vetë Zapatero e ka justifikuar këtë vendim, si një nevojë për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit. Sipas mediave, duke parë një rritje të socialistëve në sondazhe, Zapatero ka vendosur të mbyllë me nder karrierën e tij politike.
"Vendosa ta bëj këtë njoftim për kalendarin e zgjedhjeve, edhe pse nuk e kam një detyrim ligjor, për të transmetuar siguri politike dhe ekonomike për muajt e ardhshëm, për ato që mbeten për t’u bërë. Në këtë mënyrë, debati public nuk do të fokusohet më në datën e zgjedhjeve, por në fushat ku ne kemi detyrime për të përmbushur”-tha ai.
Së fundmi, të dhënat e papunësisë janë përmirësuar disi në Spanjë, por gjithsesi, nuk ka dyshim se konsevatorët në opozitë pritet të fitojnë. Analistët hamendësojnë vetëm për përqindjen e kësaj fitoreje. Zapatero, një kryeministër tashmë tepër jopopullor, prej disave konsiderohet një lider i dobët.
Ai ka vendosur të mos rikandidojë pnë këtë detyrë, pasi në zgjedhjet lokale të majit socialistët regjistruan një humbje të dhimbshme. Ish-ministri i Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba është kandiduar nga socialistët për të udhëhequr fushatën. Vendi, ndërkaq, përballet me borxhe të mëdha publike, dhe ndodhet nën vëzhgimin e tregjeve financiare pas zhvlerësimit nga agjencia Moodys. Përveç kësaj, Spanja kalon kohë të turbullta edhe nga pikëpamja sociale pasi më herët protestat e të Indinjuarve bllokuan Madridin për javë të tëra.
Juli Prifti