E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale risi për familjet me fëmijë nën 18 vjeç

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Duke filluar nga viti 2026, familjet shqiptare do të përfitojnë lehtësime të reja fiskale për fëmijët nën 18 vjeç, sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha sot në Kuvend, gjatë prezantimit të pr/buxhetit 2026 në Kuvend se, përmes Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA), çdo familje do të ketë të drejtën të zbresë 48,000 lekë për çdo fëmijë nga tatimi i paguar. Kjo do të ulë ndjeshëm normën efektive të tatimit për qytetarët.

“Sipas llogaritjeve paraprake, kjo masë do të sjellë rreth 15 milionë euro më shumë në xhepat e familjeve shqiptare, duke mbështetur direkt mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në vend”, u shpreh ministri.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›