E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron nxenesit dhe mesuesit nga shkolla e Tufines



Presidenti i Republikes Bamir Topi ka uruar ne diten e pare te shkolles te gjithe nxenesit dhe mesuesit. Per te uruar fillimin e vitit te ri shkollor 2010-2011 Topi ka zgjedhur shkollen 9-vjecare ne Tufine te Tiranes. Topi u shpreh se ky vit eshte edhe me i rendesishem per te gjithe ne pasi Shqiperia eshte ne proceset integruese te familjes se madhe europiane. Ai deklaroi se ishte nje kenaqesi e vecante qe ndodhej ne fshatin Tufine te komunes Dajt per te bere pershendetjen e tij me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor. Mesazhi i kreut te shtetit ishte per te gjithe femijet por ne radhe te pare per ata femije qe u ulen dje per here te pare ne bankat e shkolles. E konsideroj kete dite shume te rendesishme per te bere nje apel per pedagoget mesuesit te cilet tradicionalisht kane qene pjesa me e rendesishme ne edukimin e brezit te ri per te garantuar qe femija qe eshte sot ne shkolle neser te jete jo vetem qytetar i nderit por dhe nje profesionist - u shpreh Topi.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›