Universitetet skeme e re financimi
Kornizat e skemes i prezantoi dje ministri i Arsimit ne prani te kreut te Qeverise Sali Berisha. Ai i dha mbeshtetje reformes qe po ndermerret dhe u kerkoi krereve te shkollave te larta bashkepunim. Kryeministri theksoi se ne kete menyre universitetet do te kene me shume autonomi. Modeli qe nuk funksionon duhet hedhur ndaj edhe ne duhet te vendosim nje mekanizem te ri financiar i cili tju garantoje ju mundesite per nje liri te vertete akademike tju garantoje ju te gjitha mundesite per te ecur ne funksion te cilesise tha Berisha. Sipas tij autonomia e shkollave te larta do te jete prioritet. Ndaj dhe ne duhet te vendosim nje mekanizem te ri financiar i cili ju garanton ju mundesite per nje liri te vertete akademike tju garantoje ju te gjitha mundesite qe te ecni ne funksion te cilesise. Nuk eshte ceshtja se ky eshte publik dhe ky eshte privat. Mos harroni se 80 e prodhimit ne kete vend eshte e sektorit privat. Mos harroni se sektori privat eshte dhjetera here me i fuqishem se sektori publik tha Kryeministri. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e cilesoi modelin e ri te financimit si nje hap pozitiv ne arsimin shqiptar nderkohe qe ministri i Financave Ritvan Bode tha se per te arritur efektivitet ne kete nisme duhet nje menaxhim i mire i fondeve dhe te gjitha kategorite e studenteve te perfitojne ne menyre te drejte. Parimi baze i reformes se financimit te arsimit te larte do te jete fondet e publike ndjekin studentin ne shkollat e larta publike dhe private qe plotesojne standardin. Kriteret e perfshirjes se nje universiteti do te jene dy do te perfshihen universitetet publike dhe private me kusht qe te jene jofitimprurese u shpreh ministri i Arsimit. Por ai nuk detajoi se cilat do te jene universitetet private qe do te cilesohen si jofitimprurese. Ne prezantimin e reformes kane marre pjese rektore dekane e profesore te njohur. Nga sa theksoi Tafaj konferenca e djeshme celi diskutimin e gjere publik mbi reformen e re. Prioriteti yne ne kete reforme do te jete se pari sigurimi i cilesise. Hallka me e rendesishme mbetet diskutimi i gjere publik. Ne sot vetem shpallim fillimin e ketij diskutimi. Ky diskutim publik do te vijoje me boten akademike me studentet gjimnazistet me sektorin privat qe investon ne arsimin e larte dhe me bankat tha Tafaj.
Zirina Llambro
Perditesimi E premte 03 Shtator 2010 0850