E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakicat malazeze ne Shkoder kerkojne rikthimin e mbiemrave dhe arsimimin ne gjuhen amtare

Te drejtat e minoriteteve dhe pakicave kombetare edhe pse here pas here kane qene ne qender te vemendjes se shtetit shqiptar ne rajonin verior te vendit ato nuk shihen si per pjesen tjeter te popullates. Minoriteti malazez me rreth 30 mije banore te vendosur ne Shkoder dhe ne disa fshatra te Malesise se Madhe deri ne afersi te kufirit megjithese integruar natyrshem ne shoqerine shqiptare ka pretendimet e veta modeste si arsimimin ne gjuhen amtare dhe rikthimin e mbiemrave tradicionale familjeve minoritare. Banoret e ketij minoriteti kerkojne nga qeveria shqiptare por edhe nga ajo malazeze qe te angazhohen seriozisht dhe ti marrin ne konsiderate kerkesat e bera nga keto pakicat kombetare si nje e drejte legjitime qe ka te beje me trashegimine e te pareve te tyre.

Dy kerkesa kryesore

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Shkodra

Kerkesat tona jane shume por me kryesorja mendojme se eshte ajo qe ne te fitojme ate qe kemi humbur vite me pare pra te na njihet prejardhja ajo e mbiemrave ashtu sic i kemi patur dikur. Tjeter gje qe kerkojme ne eshte edhe mesimi i gjuhes amtare. Problem ky qe ne e kemi ngritur edhe tek qeveria malazeze duke patur edhe mirekuptimin e qeverise shqiptare. Ne kerkojme qe te hapet edhe nje fakultet ne gjuhen malazeze i cili ka per ti sherbyer ketyre njerezve qe jane nje numer jo i vogel ne rrethin e Shkodres. Kjo do te thote qe edhe femijet te mesojne gjuhen meme ate qe kane patur prinderit dhe gjysherit e tyre. Shpresojme se do ta realizojme edhe kete objektiv thote Pavel Mihajli.

Kemi kerkuar gjithmone qe te na njihet origjina jone si malazeze dhe per kete ne kemi bere kerkese vazhdimisht. Njekohesisht kerkojme edhe qe te krijohen kushtet dhe mundesite qe komuniteti yne te mesoje gjuhen amtare si nje e drejte themelore qe ka cdo komb shprehet Najada Podgorica.

Per momentin kerkesat tona nuk kane gjetur zbatim por shpresojme. Une them se cdo njeri ka te drejten e vet per me u shkollu ne gjuhen e nenes ashtu sic jane te gjithe gjuhet e huaja. Prandaj mundet qe te hapet nje shkolle e vecante qe te jete edhe me klasa si gjithe te tjerat. Ndersa per mbiemrat cdokush gjithmone sipas deshires ka te drejte qe te mbaje mbiemrin e vjeter sic e ka patur pra te kthehet ne origjine pasi perpara nuk eshte lejuar nga sistemi Hajrullah Shoshi.

Kritere te BE

Sipas presidentit te shoqates se pakicave malazeze Alba-Montenegro Burhan uliq keto kerkesa kane te bejne me identitetin e ketij minoriteti si nje nder kushtet kryesore te hyrjes ne Bashkimin Evropian

Njera prej kerkesave tona eshte risjellja e mbiemrit pasi ne nje familje jane personat me mbiemra te ndryshem kjo eshte edhe ne nderin e dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj malazeze. Ndersa per shkollen jemi ne bisedime dypaleshe. Per mendimin tim duhet te krijohet nje komision i posacem per te vendosur per arsimimin ne gjuhen tradicionale.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruge ne Shkoder

Te njejtin mendim ndajne edhe anetaret e shoqates homologe Moraca-Rozafa te cilet kerkojne qe te ruhen karakteristikat zakonet dhe traditat e tyre amtare si nje e drejte themelore qe u takon gjithmone sipas ligjeve ne fuqi

Ne kerkojme kthimin e emrave dhe mbiemrave tradicionale te cilet i kemi pasur me pare shprehet Zoan Ajkoja.

Hapjen e shkolles ne gjuhen amtare Loreta Vaso.

Financim te projekteve integruese thote Gani Mucic.

Per presidentin e shoqates Moraca-Rozafa Pavllo Jako shteti shqiptar ka premtuar se kerkesat e shoqates do te behen pjese e agjendes setakimeve mes dy qeverive dhe se cdo gje do te gjeje zgjidhjen e kerkuar pasi maredheniet mes dy vendeve jane shume te mira

Pika kryesore e funksionimit te shoqates sone eshte ne sherbim te ruajtjes se identitetit nepermjet mesimit te gjuhes amtare. Ne kemi patur edhe nje proces tjeter diskriminues sic ka qene heqja e emrave dhe mbiemrave. Prandaj grupimi jone kerkon qe te kete te drejten ligjore per te nderruar emrin dhe mbiemrin njekohesisht. Ne kete kuader ne po hartojme projekte bilaterale ne menyre qe pakica jone te kete nje pozicion te caktuar ne jeten social-politike te shtetit shqiptar.

Bashkia e Shkodres shqyrton mundesine e permbushjes se kerkesave

Sipas pergjegjeses se zyres se sherbimeve sociale prane Bashkise se Shkodres Juli Cepi institucioni po harton strategji dhe programe te reja ne drejtim te plotesimit te kerkesave te ketyre komuniteteve te vogla etnike

Ne politikat e bashkise Shkoder jane te perfshira edhe komunitetet e vogla per te cilat ne po nderhyjme ne drejtim te kerkesave te tyre sic eshte arsimimi integrimi ne jeten sociale dhe ekonomike perfshirja ne te gjitha akseset qe ato kane ndaj sherbimeve publike si dhe rritja e kapaciteteve te tyre per permiresimin e statusit gjithmone ne kordinim me te gjithe aktoret e tjere lokale.

Minoriteti serbo- malazez eshte i vendosur prej kohesh ne rajonin e Shkodres. Anetaret e ketij komuniteti njihen si serbo-malazeze me bindje fetare ortodokse dhe si podgoricane me bindje fetare myslimane. Numri aktual i familjeve minoritare serbo-malazeze eshte i vogel por ato ruajne karakteristikat dhe identitetin etnik celebrojne festat tradicionale ruajne zakonet traditat e kulturen e tyre amtare si dhe bashkekzistencen me pjesen tjeter te popullates ne rajonin verior te Shqiperise.

Autor Leke Plani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›