E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbehet perspektiva evropiane e Ballkanit

Ndonese politika e zgjerimit te Bashkimit Evropian eshte nje prej bazave te tij qe nga themelimi kohet e fundit po shtohen numri i atyre qe thone se zgjerimi i ka sjellur probleme te medha BE-se. Si pasoje po zbehen edhe premtimet e dhena ne samitin e Selanikut ne vitin 2003 ku vendeve te Ballkanit perendimor u eshte thene qarte se edhe ato do te jene pjese e Evropes se bashkuar.

Stefano Sannino drejtor i pergjithshem per zgjerimin ne Komisionin Evropian thote se nuk ka ndonje lidhje direkte mes krizes se fundit dhe zgjerimit te BE-se. Megjithate ai shpjegon se procesi i anetaresimit po behet gjithnje e me i komplikuar Pjeserisht edhe per shkaqe politike dhe kete nuk dua ta fshehi. Ne disa vende ekziston pershtypja se veshtiresite jane shtuar pas zgjerimeve te kaluara. Ne kemi mesuar disa leksione nga zgjerimet e fundit. Bildunterschrift Instalacion me video

Ne Bruksel thone se rruga e Kroacise e cila deri ne fund te vitit duhet te nenshkruaje marreveshjen per anetaresim ishte me e veshtire se e vendeve qe jane antaresuar me pare. Ndersa rruga e vendeve te tjera do te jete edhe me e komplikuar dhe e veshtire. Ne BE ende nuk e perdorin fjalen lodhje nga zgjerimet por kete e thote eurodeputetja Ulrike Lunacek.

Mendoj se lodhja eshte fakt i cili nuk ka te beje shume me Ballkanin por me shtimin e pasigurise sociale brenda BE-se dhe me efektet e zgjerimeve nga viti 2004 dhe 2007. Mendoj se ne keto raste nuk kemi qene konseguent sa duhet qe keto vende ti plotesojne te gjitha kushtet per anetaresim.

Lunacek shton se ka dhe pengesa te tjera politike ne rrugen e antaresimeve te reja. Kjo ska te beje vetem me plotesimin e kushteve por edhe me zgjedhjet dhe zhvillimet politike ne disa prej vendeve anetare. Bildunterschrift Stefan Fle ne Beograd

Polonia si udheheqese e radhes e BE-se ka konstatuar se gatishmeria per zgjerimin ne vendet anetare eshte i perzier. Varshava megjithate pret qe deri ne fund te vitit te kete sinjale pozitive per vendet e Ballkanit. Per kete rajon do te bisedohet ne nivelin ministror ne samitin e 5 dhjetorit ndersa kater dite me vone fjalen e tyre do ta thone edhe lideret e BE-se. Artur Harazim drejtor per politiken evropiane ne ministine e Jashtme te Polonise thote Besoj se Keshilli i Evropes do te marre vendim qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit. Disa probleme jane ende te hapura por kane mbetur edhe disa jave per ti zgjidhur ato se bashku me Komisionin vendet anetare dhe me Serbine pohon ai. Ne Bruksel thone se rezultatet bindese dhe kualitative jane argumenti me i fuqishem per afrimin e ketyre vendeve me Bashkimin Evropian.

Autor Marina Maksimoviq/ Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›