E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina duhet te nenshkruaje - vendet e euros kerkojne garanci

Nderkohe qe partite politike ne Greqi po keshilloheshin ende per formimin e qeverise se unitetit kombetar te henen ne mbremje 7.11. perfaqesuesit e eurogrupit prezantuan vendimet e Keshillit te Ministrave te Financave. Tek keto vendime ben pjese edhe kerkesa qe kryetaret e dy partive me te medha politike ne Greqi te deklarohen me shkrim se pranojne objektivat per reforma dhe kursime ne vend per te cilat eshte rene dakord ne fund te tetorit ne samitin e BE-se.

Komisari i BE-se per Monedhen Oli Rehn ne te vertete nje burre shume i rezervuar shprehu pakenaqesine e tij ndaj sjelljes se kryeministrit te deritanishem Girogos Papandreu. Ne po bejme pjesen tone. Nga Greqia pritet qe edhe ajo te beje pjesen e saj. Dhe une nuk besoj se isha i vetmi qe kisha ndjenjen se paralajmerimi i njenashem per nje referendum ne lidhje me marreveshjen e 27 tetorit paraqiste nje thyerje te besimit. Bildunterschrift Perfaqesuesit e eurogrupit prezantuan vendimet e Keshillit te Ministrave te Financave

Nderkaq presidenti i Eurogrupit Jean-Claude Juncker nuk eshte zemeruar vetem me levizjen e papritur te Papandreut per referendum popullor. Ai akuzoi tere politiken greke per deshtim per shkak se asaj i eshte dashur nje kohe kaq e gjate qe te veproje e bashkuar ne nje krize kaq serioze. Ju duhet ta dini se eshte tmerresisht e veshtire per tiu shpjeguar qytetareve ne Gjermani Holande Belgjike Austri dhe Luksemburg qe te tregojne solidaritet  - dhe une jam qind per qind per ate qe te tregohet solidaritet  - ne qofte se ne Greqi nuk ka  aspak vullnet per nje analize te perbashket te gjendjes dhe gjetjen e nje konsensusi kombetar. Une jam shume i kenaqur qe pas kaq muajsh sqarimesh dhe perpjekjeve pedagogjike klasa politike ne Greqi vendosi tani te punoje se bashku. Kjo me te vertete eshte dashur te ndodhe muaj me pare.

Nese ne Greqi cdo gje rrjedh pa probleme dhe palet angazhohen per zbatimin e programit te kursimeve vendi mund te marre edhe transhin e ri prej tete milairde eurosh nga paketa e ndihmave. Kjo sipas Juncker mund te ndodh deri ne fund te nentorit. Per shkak te rrethanave te paqarta dhe perparimin e ngadalte te reformave qeverite e eurozones nuk kane pranuar te paguajne deri tani transhin e radhes. Bildunterschrift Ministrat e Financave jane te shqetesuar edhe per Italine

Nga ana tjeter ministrat e Financave jane te shqetesuar edhe per Italine. Pas Greqise Italia eshte e dyta sa i perket borxheve ne Unionin e Monedhes. Kryeministri Silvio Berluskoni shihet si i goditur politikisht. Tregjet financiare nuk besojne se ai eshte ne gjendje te kryeje reforma te thella. Prandaj Italia detyrohet qe te paguaje kamata rekorde per kredite e reja. Keshtu qe Juncker eshte pyetur nga gazetaret nese eurogrupi i ka rekomanduar edhe Italise nje qeveri te unitetit kombetar.

Ne nuk kemi kerkuar formimin e nje qeverie te unitetit kombetar ne Itali sepse Italia nuk ndodhet ne nje program te ndihmave. Ky eshte dallimi ne mes te Italise dhe tre vendeve te tjera Greqise Portugalise Irlandes. Ajo cfare ne presim prej Italise eshte qe Italia te zbatoje masat e paralajmeruara nga Silvio Berluskoni ne letren drejtuar presidentit te Keshillit Herman Van Rompuy dhe presidenti te Komisionit Jos Manuel Barroso.

Autor Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›