E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 10 ushtarë, 23 militantë të vrarë në përleshje

Të paktën 10 ushtarë pakistanezë dhe 23 militantë të dyshuar janë vrarë, në përleshjet në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
 

Raportohet se luftimet kishin shpërthyer kur militantët kishin sulmuar një post-bllok dhe ushtarët ishin përgjigjur me të shtëna.
 

Një zyrtar në rajonin Khyber ka thënë se militantët e grupit Lashkar-e-Islam, të ndërlidhur me talibanët, kishin sulmuar të parët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›