E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelandë e Re, do shembet katedralja e Christchurch

Përkundrejt kundërshtimit konservatorist, zyrtarët në qytetin e Christchurch-it në Zelandën e Re të goditur nga një sërë tërmetesh në 2011-tën, kanë vendosur shembjen e katedrales simbol të tij, të dëmtuar përtej çdo mundësie riparimi.

Në vend të saj po në të njejtin vend do te ngrihet nje katedrale e re. Megjithate shume vete e kundershtojne planin dhe kerkojne qe ai te rishikohet. Termeti i pare, ai i 22 shkurtit, shenoi dhe fatkeqesine me te rende natyrore qe Zelanda e Re kishte pare ndonjehere ne 80 vjet. 185 vete humben jeten nga lekundjet e dhunshme te tokes atehere. Katedralja e ndertuar ne fund te shekullit te 19-te, ishte nje prej objekteve historike te ketij qyteti.

Ne deklarate nuk jepen te dhena kohore per shkaterrimin e katedrales se vjeter dhe ndertimin e te rese. Ne fillim, prej aty do te hiqen objektet e trashegimise, perfshire xhamat e pikturuar te dritareve apo guret perkujtimore. konservatoristet kembengulin qe kisha ta rishikoje vendimin e saj dhe thone se zyrtaret duhet te perpiqen te gjejne nje menyre tjeter per ta mbajtur ne kembe strukturen e demtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›