Pakistan, 19 të vrarë nga shpërthimi i dy bombave

Dy bomba shpërthyen në qytetin lindor Lahore të Pakistanit në orët e vona të së mërkurës duke lënë të vrarë 19 persona.
Shpërthimet, të cilat ishin intensive, kishin si shënjestër një treg fruta-perimesh në këtë zonë.
Zyrtarët thanë se bombat ishin të programuara për të shpërthyer në një kohë të caktuar.
Ata njoftuan se njëra nga bombat ishte e vendosur në një parkim jashtë tregut, ndërsa tjetra ishte e pozicionuar poshtë një karroce transportuese.