Rritet radikalizmi serb në Luginë e Preshevës

Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi thotë se Serbinë e ka përfshirë një valë radikalizmi, pas ardhjes në pushtet të partive të Timosllav Nikoliçit dhe Ivica Daçiçit.
Në një intervistë për mediat kosovare, Arifi ka theksuar se kanë kërkuar sqarime nga organet e sigurimit për disa incidente, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Ndërkohë, kreu i Bujanovcit thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfshihen në bisedimet e Kosovës me Beogradin në mënyrë që tëkërkojnë që të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane të trajtohen drejt.
Ai ka shtuar se nëse diskutohet ndarja e Kosovës, do të aktivizohej referendumi i vitit 1992, sipas të cilit kërkohet bashkimi me Kosovën.