E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç, kryenegociator i Serbisë në bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç do të jetë shefi i ri i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe “Press” e cila citon burime nga kabineti i presidentit serb të cilat theksojnë se çdo gjë është gati dhe pretet vetëm autorizimi nga qeveria.
 

“Nikoliç është i gatshëm që të bisedoj me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Kosovë, por kusht është arritja e konsensusit më të gjithë aktorët politik në Serbi, partitë që janë në Kuvend, shoqërinë civile, si dhe përfaqësuesit e Kishës, por edhe të serbëve të Kosovës”, theksohet nga kabineti i Nikoliçit.

Ndërkohë ish shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç ka thënë se ndoshta nuk është ide e keqe që Nikoliç të jetë në krye të ekipit.
 

“ Duke marrë parasysh kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që bisedimet të zhvillohen në nivel më të lartë, mund të pritet që kryenegociator të jetë presidenti i shtetit. Nikoliç ka më shumë kompetenca dhe mundësi për bisedime”, ka thënë Stefanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›