Ban Ki Moon apel iranianëve: Largohuni nga Kampi Ashrafi

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon u ka bërë thirrje 1 mijë e 200 iranianëve në mërgim të respektojnë urdhërin për të braktisur kampin në veri të Irakut duke u zhvendosur në një kamp të ri në Bagdad.
Ban Ki Moon, u kërkoi gjithashtu disa shteteve që t`u ofrojnë azil disidentëve të Organizatës iraniane-“Populli Muxhahedin”.
Ndërkohë forcat irakiane të sigurisë zbatuan dy sulme të përgjakshme në Kampin Ashfraf përgjatë katër viteve të fundit, përfshirë një bastisje të ushtrisë irakiane në vitin e kaluar gjatë së cilës u vranë 34 disidentë.