Saranda çeli sot sezonin
Sarandë - Qyteti i Sarandës çeli sot zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2009. Në ceremoninë festive të hapjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku.
“Qyteti i Sarandës ofron kënaqësi shpirtërore, kënaqësi fetare, historike. Vetëm në këtë qytet mund të gjesh këto mrekulli afër njëra-tjetrës me një harmonizim të plotë”, vlerësoi kryeministri Berisha, duke iu referuar monumenteve të shumta historike dhe fetare që ndodhen në këtë rajon të vendit.
Ndër këto mund të veçohen, "Monumenti 40 Shenjtorët", Kalaja e Lëkurësit, Muzeu “Onhezmi-Kaonia”, apo Butrinit Antik, i shpallur si pasuri botërore e UNESKO-s.
Dita e sotme është cilësuar si Festa e Detit dhe e Turizmit për qytetin e Sarandës. Gjatë kësaj dite, kryeministri Berisha do të qëndrojë në Sarandë, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme në shëtitoren e bregdetit të Sarandës.