Qëlloi mbi kandidatin e PD, jepet sot masa e sigurisë për Hidrin
Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për masën e sigurisë për Ylli Hidrin, i cili akuzohet se ka qëlluar me pistoletë kandidadin e PD-së, për kryetar komune të Dajtit, Besim Kuka.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në afërsi të zonës së “Freskut”, ku kandidati i PD-së, Kuka, ka qenë duke shkuar në një takim elektoral, ku ka pasur një konfrotim më Ylli Hidrin.
Ky i fundit pasi ka debatuar me Besim Kukën, ka shkuar në automjetin e tij dhe ka marrë një armë duke qëlluar në ajër.
Pas këtij veprimi ai është larguar por është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia e Tiranës.
Sot gjykata do të vendos nëse do rikthehet në qeli, apo do të marrë një masë tjetër sigurie.