E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 7 të vrarë nga sulmi i dytë ajror

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thonë se së paku 7 militantë talibanë pakistanezë janë vrarë sot herët në mëngjes, në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin, nga raketat e shkrepura nga një aeroplan pa ekuipazh amerikan.

Zyrtarët kanë thënë se cak i sulmeve të këtij aeroplani ishin dy makina që po i bartnin militantët afër vendit Mana në rajonin e Vaziristanit Verior, një territor që është i dominuar nga komandanti taliban pakistanez, Hafiz Gul Bahadur.

Nga një sulm i këtillë, në po këtë hapësirë, dje u vranë pesë militantë, që mendohet se i takonin grupit të komandantit Gul Bahadur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›