Pakistan, 7 viktima nga sulmi në Pesahwar
Një shpërthim në veriperëndim të Pakistanit ka lënë të vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur shumë të tjerë.
Media lokale njoftoi se një makinë e mbushur me eksplozivë u përplas në një postbllok të policisë në qytetin e Peshawarit.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e dënoi sulmin dhe tha se qeveria do të internsifikonte përpjekjet për ta spastruar vendin nga ekstremistët.
Të premten një autobombë në Peshawar shkatërroi zyrat e agjensisë kryesore të kundërzbulimit në vend dhe shkaktoi 17 të vrarë.
Qyteti i Peshawarit që ndodhet pranë kufirit me Afganistanin është vënë në shënjestrën e disa sulmeve të militantëve që nga muaji i kaluar kur ushtria pakistaneze nisi një ofensivë mbi talibanët në Vaziristanin e Jugut.