E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jimmy Carter në Korenë Veriore për lirimin e amerikanit

Washington, 25 gusht - Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter do të udhëtojë drejt Koresë së Veriut për të mundësuar lirimin e një qytetari amerikan që po mbahet në burgjet e shtetit komunist. Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe zyra e Carterit as nuk e kanë konfirmuar,as nuk e kanë mohuar misionin e ish presidentit. Amerikani Aijalon Mahli Gomes është dënuar prillin e kaluar me tetë vite punë të detyruar për shkelje të paligjshme të territorit verikorean. Mediet në Pyongyang raportonin se Gomes është përpjekur të vetëvritet muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›