E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënie e aktivitetit të shitblerjes së shtëpive gjatë korrikut

Vëllimi i shitjes së shtëpive  në Shtetet e Bashkuara pësoi një rënie të ndjeshme në muajin korrik, duke nxitur edhe më tej debatin politik rreth ekonomisë para zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin amerikan.

Raporti i së martës nga një grup biznesi thotë se numri i shtëpive jo të reja që u shitën në korrik ra më shumë se 27 për qind krahasuar me një muaj më parë, duke arritur në nivelin më të ulët në 15 vjet.

Probleme të rënda në sektorin e shitjes së shtëpive ndikuan në fillimin e krizës aktuale ekonomike. Shumë ekonomistë thonë se sektori i shit-blerjes së shtëpive, i cili udhëhoqi në rimëkembjet e mëparshme ekonomike, tani po pengon fuqizimin e rimëkëmbjes. Ndërkohë ekonomistë të tjerë thonë se tregu i bobët i shtëpive së bashku me papunësinë mund të çojë drejt një recesioni tjetër.

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, i bëri thirrje të martën grupit ekonomik të presidentit Obama që të japin dorëheqjen dhe ti japin fund, siç tha ai, shpenzimeve të tepruara.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden e akuzoi ligjvënësin Boehner për mbështetje të politikave që nxitën krizën financiare.

Debati zhvillohet ndërkohë që një anketë tregon se 52 përqind e amerikanëve nuk e miratojnë punën e presidentit Obama. Anketa nga Reuters/Ipsos po ashtu arrin në përfundimin se 72 për qind e të anketuarve ishin shumë të shqetësuar rreth papunësisë prej 9,5 përqindësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›